Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfiskohen 20 pajisje të kriptovalutave në veri

Gazeta10
16 April 2023 - 15:04

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka konfiskuar 20 pajisje të kriptovalutave në veri.

“Një tjetër aktivitet i paligjshëm i minierave të kriptove është ndaluar sot nga Policia e Kosovës, 20 pajisje janë konfiskuar.”

Ajo ka thënë se këto zhvillime në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike.

“Këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhënie ndëretnike në Kosovë siç duan të paraqësin disa. Është çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, ka shkruar Rizvanolli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.