
Vendimi i Liverpoolit për t’u larguar nga gara për nënshkrimin me Jude Bellingham gjatë afatit kalimtar veror është i duhuri sipas ish-sulmuesit të klubit, Robbie Fowler.
Fowler tha se Bellingham nuk është në gjendje për të zgjidhur të gjitha problemet e klubit këtë verë dhe beson se do të ishte marrëzi për të shpenzuar të gjithë buxhetin e klubit në një lojtar.
“Unë nuk do të them ‘Ju kam thënë për këtë’, por Liverpooli më në fund e kanë bërë atë që unë e kam sugjeruar në kolumnën time të fundit, është e çmendur të shpenzosh të gjithë buxhetin në një lojtar.”, tha ai për “The Mirror”.
Fowler gjithashtu pati disa fjalë edhe për mungesën e golave dhe asisteve nga mesfusha e Liverpoolit këtë sezon dhe beson se Jurgen Klopp duhet të sjell disa lojtarë të ri në ekip.
“Mendoj se atyre iu duhen pesë apo gjashtë blerje, por ajo nuk do të ndodh.. kështu që Klopp duhet të adaptohet me tre ose katër. Dhe tre nga këta duhet të jenë mesfushor klasi.”, shtoi ai.
“Ai po humbet tre mesfushorë këtë verë, ndoshta pesë lojtarë në total do të largohen, dhe është e qartë se Fabinho dhe Henderson po hasin në vështirësi së fundmi, ndërsa Thiago ka humbur shumë ndeshje. Kështu që shumë mund të justifikohen duke argumentuar se Kloppit i nevojitet një mesfushë e re.”, u shpreh Fowler.
Liverpooli do të bëjë një rinovim të mesfushes me Naby Keita, James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain që iu skadon kontrata në fund të këtij sezoni.
Ata thuhet se e kanë përqendruar vëmendjen e tyre tek mesfushori i Bayern Munich, Ryan Gravenberch, pasi u larguan nga gara për Bellingham. Holandezi është njëri prej objektivave të merkatos së klubit anglez.