Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Trepça triumfon në “Minatori”, barazohet seria gjysmëfinale

Gazeta10
16 April 2023 - 19:17

Trepça ka triumfuar në ndeshjen e dytë gjymsëfinale të “Play-Offit” kundër Prishtinës me rezultat 77-68, për të barazuar serinë në 1-1.

“Xehtarët” e nisën më mirë ndeshjen dhe çerekun e parë e përfunduan me rezultat 21-11.

“Bardhekaltërit” ishin për një nuancë më të mirë në çerekun e dytë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultat 41-32 në favor të vendasve.

Trepça e nisi furishëm pjesën e dytë të ndeshjes, ku epërsi më e lartë shkoi deri në 23 pikë.

Në çerekun e fundit, Prishtina u mundua që të rikthente rezultatin, por pa sukses.

Ndeshja e tretë gjysmëfinale do të luhet të enjten në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.