Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester United me ofertë për Axel Disasin

Gazeta10
17 April 2023 - 12:43

Skuadra e Manchester United është shprehur e gatshme për të dërguar një ofertë në drejtim të Monacos për qendërmbrojtësin francez, Axel Disasi.

Siç raportojnë mediat angleze, “Djajtë e Kuq” tashmë veq se kanë nisur kontaktet e para me drejtuesit e klubit francez, dhe një lëvizje e tij në “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar veror duket më se e mundshme.

Thuhet se Erik ten Hag e ka përcjellur 25-vjeçarin tash e sa kohë dhe beson se ai është profili i duhur që i nevojitet fazës defanzive.

Monaco në anën tjetër, janë të gatshëm të bëjne gjithçka për ta mbajtur Disasin këtë verë por mund të pranojnë largimin e tij vetëm në rast të një oferte të mirë.

Pritet të ketë largime të shumta nga kampi anglez gjatë verës me kapitenin Harry Maguire që është njëri prej tyre.

Victor Lindelof gjithashtu mund të largohet në kërkim të një klubi që i garanton më shumë minuta, teksa Phil Jones, Axel Tuanzebe dhe Eric Bailly tashmë veq se janë jashtë planeve të ten Hag për edicionin e ardhshëm.

Disasi e ka nisur karrierën e tij profesionale tek Paris FC dhe më pas kaloi tek Reims ekip ku qëndroi për 3 sezone para se të transferohej tek Monaco.

Me Monacon ai është paraqitur në 121 ndeshje, ku ka kontribuar me 12 gola e 4 asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.