Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Roma afër marrëveshjes me Firminon për sezonin e ardhshëm

Gazeta10
17 April 2023 - 13:08

Roma është duke planifikuar ta ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Synimi i “Giallorosëve” mbetet i qartë, të rikthehen në Ligën e Kampionëve ku janë në rrugë të mirë dhe të afrojnë disa emra të mëdhenj në radhët e veta për sezonin e ri.

Mesfushori francez Houssem Aouar tanimë është siguruar, por Roma është në rrugë të mirë për të arritur një marreveshje edhe me Roberto Firminon.

Firmino është objektivi kryesor për repartin e sulmit, me brazilianin që i ka kumtuar lajmin Liverpoolit se do të largohet në fund të sezonit.

31-vjeçari ka në tavolinë ofertën e Romës për një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, dhe mediat italiane kanë raportuar se lojtari po e konsideron seriozisht kalimin në Itali.

Ka qenë vet Jose Mourinho i cili personalisht e ka kontaktuar Firminon duke i treguar planin që ka me të dhe muaji i ardhshëm pritet të jetë vendimtar.

Braziliani ka qenë pjesë e Liverpoolit për 8 vite, ku ka kontribuar me 109 gola e 79 asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.