Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zelensky në OKB: Rusia e ka vënë botën në prag të katastrofës bërthamore

Gazeta10
24 August 2022 - 22:47

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua Këshillit të Sigurimit të OKB-së virtualisht, duke kërkuar që mbikëqyrësi bërthamor i organizatës, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), të marrë kontrollin e përhershëm të situatës në uzinën e Zaporizhzhia sa më shpejt të jetë e mundur. Ai gjithashtu i bëri thirrje Rusisë që të tërhiqet plotësisht nga uzina.

“Rusia e ka vënë botën në prag të katastrofës së rrezatimit. Është fakt që ushtria ruse e ka kthyer territorin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, në një zonë lufte. Tani Evropa dhe rajonet fqinje përballen me kërcënimin e ndotjes nga rrezatimi”, tha Zelensky, shkruan CNN, transmeton Gazeta10.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha gjithashtu se është shumë i shqetësuar nga situata në Zaporizhzhia.

“Dritat paralajmëruese po ndizen. Çdo veprim që mund të rrezikojë integritetin fizik ose sigurinë e centralit bërthamor është thjesht i papranueshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm i situatës mund të çojë në vetëshkatërrim”, tha Guterres ndërsa fliste në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Sekretariati i OKB-së është në kontakt të ngushtë me IAEA për të mbështetur çdo mision në termocentralin nga Kievi, me kusht që Rusia dhe Ukraina të bien dakord.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.