Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Baraliu: S’ka arsye të shtyhen zgjedhjet – Lista Serbe është komprometuar dukshëm

Gazeta10
17 April 2023 - 18:03

Situata në veri është më stabile sesa ndonjëherë tjetër.”, deklaroi në Info10 në Kanal10 ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu.

Madje Baraliu tha se ka arsye shtesë që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut, pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës dhe zhvillimeve tjera politike, shkruan Gazeta10.

“Rrethanat janë që të mbahen zgjedhjet. Shpresojë që do ta kemi edhe një test të demokracisë për imazhin e procesit zgjedhor ndër më të mirët në Ballkan.”, tha tutje ai.

Ai tha se përfaqësuesit serbë që zgjidhen për të drejtuar me komunat serbe duhet të përfaqësojnë vetëm interesat e mirëfillta politik të komunitetit.

Baraliu tha edhe qytetarët e veriut janë të zhgënjyer nga Lista Serbe që përmes shantazhetve e presioneve kishte ndikim të madh në këto komuna.

“Vetëdija qytetare është rritur dukshëm. Është momenti i fundit i një klithme destabilizuese ka qenë fatkeq e tragjik, ai barrikadim e synime tjera që janë pa nga e gjithë bota. Tani është një klimë tjetër. Lista Serbe është komprometuar dukshëm. Njerëzit janë të zhgënjyer. Serbia nuk ka instrumente, përmes saj njerëzit janë nxjerrë prej institucioneve.”, deklaroi Baraliu. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 May 2026
Uncategorized
10 May 2026
Uncategorized
24 April 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.