
Një grua dyshohet se në vazhdimësi ka pësuar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 20.08.2026 rreth orës 23:00, në Skenderaj.
Tutje bëhet e ditur se viktima pas trajtimit mjekësor bashkë me fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është sjellë në stacion dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Skenderaj / 20.08.2026 – 23:00. Dyshohet (raportohet 25.08.2026) se në vazhdimësi viktima f/k ka pësuar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Viktima pas trajtimit mjekësor bashkë me fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është sjellë në stacion dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.