Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Dorëzuam në Prokurori materiale nga një sinjalizues për legalizime të paligjshme

Gazeta10
26 August 2026 - 10:48

Drejtuesi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka bërë të ditur se kanë dorëzuar në Prokurori materiale të pranuara nga një person që, sipas tij, prezantohet si punëtor i Komunës së Prishtinës.

Sveçla tha se materialet lidhen me pretendimet për legalizime të paligjshme në Komunën e Prishtinës, ndërsa sipas tij, në dokumentet e dorëzuara përmenden biznese, zyrtarë dhe shkelje të pretenduara ligjore.

“Sot, pranë hetuesisë kemi dorëzuar materiale që i kemi pranuar nga një sinjalizues që prezantohet se është punëtor i Komunës (së Prishtinës)”, tha Sveçla.

Ai deklaroi se materialet kanë të bëjnë me çështjen e legalizimeve, për të cilën ka pasur raportime dhe akuza të mëhershme.

“Materialet kanë të bëjnë me çështjen tashmë të përfolur për legalizimet e paligjshme që kanë ndodhur në Komunën e Prishtinës”, potencoi ai.

Sipas Sveçlës, në materialet e pranuara përmenden emra të bizneseve dhe zyrtarëve, si dhe shkelje të pretenduara gjatë procesit të legalizimit.

“Tashmë tregohet qartë se përmenden emrat të biznesve, emrat e zyrtarëve dhe shkeljet ligjore që kanë ndodhur gjatë këtij procesi”, bëri të ditur shefi i grupit të asamblistëve të VV-së.

Sveçla ka pretenduar gjithashtu se disa prej objekteve të legalizuara kanë pasur, sipas tij, probleme ligjore, përfshirë raste kur objektet janë ndërtuar në pronë publike.

“Legalizimi është i rregulluar me ligj në Kosovë, ndërkohë që objektet e legalizuar kanë deficite të ndryshme ligjore, kemi raste të tjera kur objektet janë ndërtuar në pronë publike”, deklaroi më tej ai.

Ai tha se materialet përmbajnë edhe pretendime të tjera, përfshirë transfere të shumave të mëdha të parave nga Kosova drejt Anglisë.

“Ky email përpos çështjes se legalizimeve, përmbanë edhe një varg pretendishmesh të tjera, që sipas sinjalizuesit tonë, tregojnë edhe për transfere të shumave të mëdha, që kanë ndodhur nga Kosova për në Angli, e për të cilat sipas pretenduesit, autoritet angleze kanë filluar hetimet, po ashtu thuhet se edhe Prokuroria e Kosovës ka filluar hetimet”, shtoi më tej Sveçla.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.