
Miroslav Lajçak – Ndërmjetësuesi i Dialogut Kosovë – Serbi nga Bashkimi Europian, në Twitter, ka treguar se është takuar me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe vartësin e tij, Besnik Bislimi.
Lajçak thotë se në takim u diskutua për takimin e javës së kaluar, lirinë e lëvizjes, si dhe rrugën e Kosovës përpara përmes dialogut.
”Me kryeministrin @albinkurti dhe zëvendëskryeministri @BislimiBesnik, ne patëm një bisedë të thellë rreth takimit të nivelit të lartë të javës së kaluar, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe rrugën përpara për Kosovën përmes dialogut”, ka shkruar ai./Gazeta10
With Prime Minister @albinkurti and Deputy Prime Minister @BislimiBesnik, we had an in-depth conversation about last week’s High-level Meeting, including on freedom of movement, and the way forward for Kosovo through the Dialogue. pic.twitter.com/gTGeRaYzXZ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 24, 2022