
Eksperti i sigurisë Hysen Gecaj tha se propozimi për organizimin e zgjedhjeve nëpër qendra alternative e jo nëpër shkolla do të thotë që Kosova është shtet policor.
Gecaj tha se pavarësisht se si do të shkojë mbarvajtja e zgjedhjeve këtë të dielë nëpër katër komunat e veriut që do të votohet për kryetar, mund të ketë situata destabilizuese të nxitura nga Beogradi, shkruan Gazeta10.
Kjo pasi sipas tij, Serbia në çfarëdo forme do t’i politizojë ato dhe do t’i paraqes si rezultat të saj.
Ai tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ndërhyrjet që mund t’i bëjë në ditën e zhgjedhjeve, mund t’i përdorë si arsyetim te faktori ndërkombëtar si presion ndaj serbëve të Kosovës.
“Mos me lanë në dorën e Serbisë me i pamundësi zgjedhjet. Pamundësim është kur ti shkon sikur herën e kalume që u mor vendim për zbatimin e ligjshmërisë për tabela, njohës të sigurisë propozuan të mos ndërmerrën ata hapa pasi s’mund të zbatohej ajo. Si pasojë patëm barrikadat dhe tërheqjen e qeverisë së Kosovës.”, deklaroi eksperti i sigurisë.
Sipas tij arrestimet e ditëve të fundit nga policia e Kosovës e vendosur ditë më parë në disa zona në veri të vendit, nuk garanton siguri për qytetarët e asaj pjese për shkak të prezencës së grupeve kriminale në ato pjesë.
“Me rëndësi është të parandalohen incidente të tilla, e jo të sanohen me vonesë. Pothuajse asnjë stacion i policisë në veri nuk është komplet me kuadrin e nevojshëm.’, u shpreh Gecaj në Prime Time.
“Përderisa bisedimet nuk kanë një presion më serioz nga bashkësia ndërkombëtare, edhe me organet që do të krijohen prapë do të jenë serbët lokalë nën direktivat e Vuçiqit. Shantazhimi dhe presioni është tepër i madh në popullatën serbe atje.”, tha tutje ai./Gazeta10