Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prizren| Dera e kishës ortodokse u tentua të digjej me benzinë

Gazeta10
18 April 2023 - 9:50

Policia e Kosovës njoftoi se një qytetar ka raportuar se në Prizren është tentuar të digjet dera e kishës ortodokse “Shën Pantelija”, raporton Gazeta10.

Sipas Policisë, disa të dyshuar kanë tentuar ta djegin atë, derisa një qytetar ka reaguar duke e fikur zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha.

“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje konfirmojnë se në vendin e ngjarjes kundërmon era e benzinës dhe është një shishe e plastikës që është djegur”, thuhet në njoftimin policor.

Autoritetet njoftuan se janë mbledhur provat dhe dëshmitë, ndërsa prokurori e ka iniciuar rastin si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.