Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Von Cramon: Urime Kosovës për liberalizimin e vizave

Gazeta10
18 April 2023 - 12:47

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët kosovarë pasi Parlamenti Evropian pak momente më parë votoi për liberalizimin e vizave.

Von Cramon, ka thënë se më në fund qytetarët kosovarë do të udhëtojnë lirisht nëpër në Evropë nga viti 2024, raporton Gazeta10.

“Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian. Urime për liberalizimin e vizave të shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, shkroi Von Cramon./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.