Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy gra dhe një burrë gjenden të vdekur në shtëpinë e sulmuesit të Krakovit, dyshohet se janë familjarë të tij

Gazeta10
07 November 2026 - 22:45

Dy gra dhe një burrë, që dyshohet se janë anëtarë të familjes së sulmuesit polak, i cili vrau gjashtë persona duke qëlluar nga vetura në qendër të qytetit jugor të Krakovit, janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së tij, ka bërë të ditur të shtunën kryeministri polak, Donald Tusk.

Sipas Tuskut, pamjet e filmuara me dron duket se kanë treguar trupat e pajetë brenda shtëpisë së personit që qëndron prapa sulmit me armë zjarri, raporton TheGuardian.

Autoritetet ende nuk e kanë bërë publik identitetin e sulmuesit, por kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 25-vjeçar polak, i cili kishte pikëpamje “ultranacionaliste”.

Ndërkohë, është rritur edhe numri i të plagosurve nga sulmi, duke arritur në 16, nga 15 sa ishte raportuar më herët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.