
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku mbetën të vdekur 6 persona.
Autoritetet polake fillimisht kishin raportuar se sulmuesi ishte 24 vjeç, por më pas ky informacion është saktësuar, raporton SkyNews.
Autoritetet tani bëjnë të ditur se sulmuesi, i cili është shtetas polak, është 25 vjeç.
Ndërkohë, është rritur edhe numri i të plagosurve nga sulmi, duke arritur në 16, nga 15 sa ishte raportuar më herët.