Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Haradinaj për liberalizimin e vizave: Vendim i shumëpritur, radha të anëtarësohemi në KE

Gazeta10
18 April 2023 - 13:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas votimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka falenderuar eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor si dhe gjithashtu ai ka thënë se tani është radha të anëtarësohemi në KE.

“Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Europian, që sot heqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën!Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses.Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe.Urime Kosovë!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.