
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në rrjetin social Twitter, ka falënderuar eurodeputetët që kanë miratuan liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kurti tha se kjo nënkupton një hap të rëndësishëm pranë Bashkimit Evropian, raporton Gazeta10.
”Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti./Gazeta10