Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Çfarë nuk lejon liberalizimi i vizave?

Gazeta10
18 April 2023 - 14:48

Edhe pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, do të këtë kufizime sa i përket vizave të punës dhe përfitimeve tjera.

Për qëllime punësimi, shumica e shteteve në zonën Schengen kërkojnë vizë dhe leje pune – qoftë edhe për më pak se 90 ditë.

Për të studiuar, ju duhet po ashtu leje banimi në shtetin përkatës që ju mundëson të qëndroni më shumë se 90 ditë.

Liberalizimi i vizave nuk ofron të drejtën për të kërkuar azil në asnjërin prej vendeve të zonës Schengen.

Shkelja e rregullave të regjimit pa viza mund të përcillet me gjoba, dëbim të menjëhershëm ose ndalim të hyrjes në zonën Schengen për një kohë të caktuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.