Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

BE për vizat, nëse sistemi funksionon, kosovarët mund të udhëtojnë më herët pa viza

Gazeta10
19 April 2023 - 14:30

Eurodeputeti dhe Raportuesi  për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën duke thënë se më së voni deri më 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të jenë pa viza.

“Do të doja të ishte më shpejt, por përjashtimi lidhet me hyrjen në fuqi të Etias (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit) i cili është shtyrë shumë herë”, tha eurodeputeti për Eunews, raporton Gazeta10.

Sipas tij nëse ndodh një mrekulli dhe sistemi fillon më shpejt, liberalizimi i vizave për Kosovën teorikisht mund të vijë në një datë më të hershme. Por tani le të fokusohemi te 1 janari 2024. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.