
Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Ejup Ahmeti, në emisionin “Adresa” ka kërkuar konfiskimin e çdo pasurie të fituar në mënyrë të paligjshme, duke e lidhur këtë çështje edhe me qëndrimet e opozitës.
Ai ka përmendur Uran Ismaili, për të cilin tha se fakti që nuk e ka votuar Byron e konfiskimit të pasurisë ngre dyshime.
“Ne kërkojmë që çdo pasuri që është fituar paligjshëm duhet të konfiskohet, edhe këtë e them me bindje të plotë, por dyshimi im është tek njerëzit e opozitës, përfshirë edhe Uran Ismailin, sepse as ai nuk e ka votuar dhe unë filloj të dyshoj pse ai i frikësohet byros së konfiskimit të pasurisë. E pse unë nuk i frikësohem? Sepse jam faqebardhë dhe e kam votuar byron e konfiskimit”, ka deklaruar Ahmeti në Kanal10.
Sipas tij, mbështetja për këtë mekanizëm është dëshmi e transparencës, ndërsa mosvotimi i tij sipas Ahmetit, lë hapësirë për dyshime.