Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Liberalizmi s’është gogol”- Berisha: Duhet me pasë lekë me udhëtu në BE

Gazeta10
19 April 2023 - 18:02

Nënshkrimi i liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian për Kosovën, ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, duke shtuar dyshimet se kjo edhe mund të ndikoj edhe më shumë në ikjen e popullsisë.

Lidhur me këtë, opinionisti, Ridvan Berisha ka thënë se kjo gjë po keqkuptohet sepse po përkthehet në një gogol kolektiv i ikjes së njerëzve, duke përmendur raste specifike se liberalizimi s’jep mundësi për largim për të jetuar në një vend tjetër për një kohë të gjatë.

“Besoj që liberalizimi të mos përkthehet në një gogol kolektive të ikjes së njerëzve, sepse kjo do t’i kushtonte shumë Kosovës. Liberalizimi nuk nënkupton punësim në vendet e Bashkimit Evropian, liberalizimi i vizave nënkupton udhëtim pa barriera në vendet e BE-së, për vizita, takime, studime, por jo për të punuar e as kërkuar azil. Ata që e mashtrojnë vetën me këtë punë e kanë gabim. Edhe po të udhëtosh në vendet e BE-së duhet me pas portofolin me euro, duhet me pas lekë.”, ka thënë Berisha në “Info10”.

Gazetari Berisha ka thënë se liberalizimi është një gjë shumë e mirë që i ka ndodhur Kosovës, sepse kishte përshtypje që BE-ja po bën padrejtësi ndaj një vendi që vetë e ka udhëhequr me mekanizmat e saj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.