
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala, është raportuar se banorët në Keqekoll ankohen për rrugën.
Shumica e banorëve janë shpërngulur nga ky vend për shkak të rrugës jo të mirë, raporton Gazeta10.
Një banorë i Keqekollit ju bënë thirrje institucioneve përkatëse që ta rregullojnë rrugën në mënyrë që qarkullimin ta kenë më të lehtë.
“Shkaku i kësaj rrugë jemi në gjendje shumë të keqe, rruga ose duhet të rregullohet ose duhet mu largu nga ky vend se nuk mundemi me jetu këtu, ne vetë e shtrojmë me mjete tona, por si të bjenë një shi e prish rrugën”, tha ai.
Ai tregon se deri në tri herë e kanë rregullu rrugën dhe i kushtuar deri në 300 euro.
Banori shton se familjarët e tij i kanë ndërtuar shtëpitë në këtë vend por që nuk jetojnë në Keqekollë për shkak të kushteve jo të mira.
“Nuk po mendojë që kjo rrugë do të ndërtohet ndonjëherë, i kam hup shpresat krejt, veç me shku me shkru te Burshushi”./Gazeta10