
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se
“Ajo që duhet të thuhet zëshëm në Kuvend është që megaskandali i djeshëm në KEK dhe veprimi i orkestruar i mbrojtjes para se të dihet as për çfarë është hetimi tregon qartë panikun e madh që e ka kjo Qeveri në raport me këto afera korruptive”, ka thënë Tahiri, raporton Koha.net.
Ai ka theksuar se sulmet që dje u janë bërë organeve të pavarura të drejtësisë, tregojnë sipas tij, për një alarm që është në Qeveri. “A është kjo drejtësia që e keni proklamuar. Ajo që duket është se ky është vetëm fillimi. Kërkesa ime është mos e mbroni siç e keni mbrojtur Martin Berishaj”, është shprehur Tahiri. /Gazeta10/