
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se diskutimet për numrin e deputetëve që ka në dispozicion kryeministri Albin Kurti janë të parëndësishme, përderisa, sipas tij, i ka të gjitha institucionet në dorë.
“Shpjegimet për mua janë irelevante, a i ka 62, a 67 apo 64, përderisa i ka krejt institucionet. Këto diskutime janë të vjetruara, sepse kanë të bëjnë me modelin e kaluar të qeverisjes. Kurti nuk qeveris mbi numra, edhe kur i pat 48, e qeverisi dhe e mbajti peng Kosovën nja tetë muaj”, ka thënë Molliqaj në emisionin “Adresa” në Kanal10.