Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapet duke vozitur 193 km/h në zonën ku kufizimi ishte 80, gjobitet me 650 euro

Gazeta10
04 November 2026 - 21:47

Policia në Shtime ka identifikuar dhe ndëshkuar një shofer 19-vjeçar, i cili me automjetin BMW, me targa vendore, në rrugën “Tahir Sinani”, në drejtim të fshatit Gjurkoc, ishte kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 193 km/h, në një segment ku kufizimi ishte 80 km/h.

Shoferi D.Q. nuk i ishte bindur urdhrit të zyrtarëve policorë për ndalim, por është identifikuar përmes kamerave të sigurisë.
Për tejkalimin e shpejtësisë, atij i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe ndalim i drejtimit të automjetit për gjashtë muaj. Ndërsa për mosbindje ndaj urdhrit policor, është gjobitur edhe me 150 euro dhe një pikë negative.
Policia Rajonale në Ferizaj apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe urdhrat e zyrtarëve policorë, sepse shpejtësia e tepërt rrezikon drejtpërdrejt jetën e pjesëmarrësve në trafik.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.