Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gashi: Edhe Përparimi edhe Lumiri, kushdo që ka ambicie për të ardhmen e LDK-së t’i shfaqë ato, vendos elektorati

Gazeta10
04 November 2026 - 20:58

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se në parti duhet të krijohet një frymë pozitive, ku secili që ka ambicie dhe dëshirë për të ardhmen e LDK-së të ketë mundësinë t’i shprehë ato.

Duke folur sonte në emisionin “Politiko”, Gashi ka theksuar se Lumiri e Përparimi dhe të gjithë të tjerët janë asete të LDK-së, por sipas tij, duhet të shihet se kush është personi që mund ta drejtojë më së miri partinë.

“Është një frymë pozitive që kushdo që ka ambicie dhe dëshirë për të ardhmen e LDK-së t’i shfaqë ambiciet e veta. Mendoj që edhe Lumiri, edhe të gjithë të tjerët janë asete në LDK, por duhet ta shohim se cili është personi që mund ta drejtojë më së miri LDK-në”, ka deklaruar Gashi.

Ai është ndalur edhe te rëndësia e Prishtinës, duke e cilësuar kryeqytetin si një komunë jashtëzakonisht të rëndësishme, ndërsa ka theksuar nevojën që gjatë tri viteve të ardhshme të mos ngatërrohen përgjegjësitë e qeverisjes qendrore me ato të qeverisjes lokale.

“Prishtina është një komunë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe normalisht ne duhet të shohim që këto tri vite të mos e shndërrojmë betejën e qeverisjes qendrore në betejë të qeverisjes lokale. T’i hapim perspektivat dhe të zhvillohemi sa më shumë. Tash jemi në fazën kur duhet të shkojmë në një proces të rregullt dhe le të vendosë elektorati i LDK-së”, ka thënë ai në “Politiko”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.