
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar sot se janë duke pritur informacione zyrtare nga institucionet e drejtësisë në lidhje me bastisjen e djeshme në KEK.
“Në lidhje me rastin e bastisjes së djeshme, ne si ministri nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare, do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë para se të shprehim dhe gjithashtu do të jemi në kontakt me Bordin në lidhje me zhvillimet atje”, ka thënë Rizvanolli në seancën e Kuvendit.
Rizvanolli gjithashtu ka thënë se uron Prokurorinë që të veprojnë kështu edhe për rastet e tjera që janë raportuar, që sipas saj janë 17, e për të cilat ka thënë se Prokuroria s’ka marrë ndonjë veprim.
Kujtojmë se dje pas bastisjes në KEK është arrestuar drejtori Nagip Krasniqi. /Gazeta10/