
Skuadra e Arsenalit ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Real Sociedadit, Robin Le Normand.
Siç raportojnë mediat angleze, Arsenali po bën gati ofertën për ta bindur ekipin spanjoll në lirimin e 26-vjeçarit në fund të sezonit.
Francezi Le Normand ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh dhe tek Arsenali po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen.
Le Normand ka treguar paraqitje të mira këtë sezon në La Liga, ku është ndër mbrojtësit më të vlerësuar.
Mbrojtësi frnacez iu bashkua ekipit të parë të Real Sociedad në vitin 2019, ku më herët ishte pjesë e akademisë së këtij klubi.
Karrierë më herët, Le Normand ka bërë edhe në akademinë e klubit të Brest në
Francë, nga ku edhe u transferua në Spanjë.
Le Normand ka kontratë me skuadrën nga La Liga deri në verën e vitit 2026, gjersa vlera e tij në treg kap shifrën e 35 milionë eurove.