
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Kuvend , ka folur rreth rastit të arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqi.
Kurti në seancën e kuvendit tha se në KEK ka pasur keqpërdorime edhe në të kaluarën, por nuk janë trajtuar nga ana e prokurorisë.
“Është e vërtetë që pati një gëzim opozitar për arrestimin e kryeshefit Krasniqi, mirëpo ky është fakt i opozitës, nuk është fakt i çështjes. Ne e dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK, ka pasur keqpërdorime marramendëse, mirëpo asnjëherë nuk janë trajtuar nga sistemi i drejtësisë përkatësisht nga prokuroria”,ka thënë Kurti.
Ai shtoj se se me rastin e kryeshefit të KEK-ut ka pasur gëzim tek opozita, ai gjithashtu ka treguar se sistemi i drejtësisë dhe merret me këto çeshtje.
“Është e vertëtë që dje u arrestua kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi. Ai është në ndalje per 48 orë. Eshte sistemi i drejtësisë që merret me çështjen e drejtësisë. Kjo çështje ka fakte urojmë që ato të mërren me profesionalizëm dhe përpikëri”, shtoj ai.
“Unë nuk kam dilema që deputeti më shurdhues e ka hallin që nuk e ka hallin pse nuk e ka Kryeshef Njazi Thaçin por ai nuk është më, është shkarkuar nga Kurti 1”, tha Kurti. /Gazeta10/