
Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka bastisur dy lokacione në Prishtinë, lidhur me një rast të dyshuar për import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse.
Bastisjet janë kryer më 9 shtator, ndërsa gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, si dhe disa dokumente identifikuese dhe kartela bankare.
Tre të dyshuar kosovarë janë intervistuar dhe, në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.