Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pesë të vdekur dhe 86 të zhdukur pas përfshirjes së tragetit nga zjarri në Filipine

Gazeta10
10 September 2026 - 9:06

Të paktën pesë persona kanë vdekur, ndërsa 86 të tjerë konsiderohen të zhdukur, pasi një traget u përfshi nga zjarri në Filipine.

Rreth orës 18:45, sipas kohës lokale, të mërkurën, zjarri përfshiu tragetin “MV June Aster”, i cili po transportonte 134 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit drejt Coronit, një prej destinacioneve të njohura turistike të vendit, njoftoi Roja Bregdetare e Filipineve, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Aksidentet detare janë të shpeshta në Filipine, por zyrtarët kanë frikë se ky mund të jetë një nga incidentet më të rënda në vend, pasi gati 90 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Autoritetet kanë angazhuar institucionet shtetërore në operacionet e kërkim-shpëtimit, tha një zëdhënës i Rojës Bregdetare.

Sipas tij, kushtet e këqija atmosferike po vështirësojnë operacionin, ndërsa dallgët e fuqishme në zonë po paraqesin sfidë shtesë për ekipet e kërkimit.

Familjarët e pasagjerëve po presin me ankth informacione për fatin e të afërmve të tyre, raporton gazetarja e BBC-së, Virma Simonette Rivera, nga Manila.
Ishulli Coron njihet për peizazhet e tij, shkëmbinjtë e lartë dhe ujërat e kristalta, të cilat tërheqin zhytës dhe turistë nga e gjithë bota.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.