
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), njofton se Njësia A4 e TC “Kosova A” do të ndalet në mënyrë të kontrolluar.
KEK njofton se sonte më 9 shtator 2026, në orën 24:00, do të realizojë ndaljen e kontrolluar të njësisë A4, për shkak të rritjes së disa parametrave në sistemin ujë–avull të procesit teknologjik.
“Ndalja e njësisë është masë e domosdoshme parandaluese, e ndërmarrë me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve, parandalimit të ndonjë defekti me përmasa më të mëdha dhe ruajtjes së kushteve të sigurta të operimit”, thuhet në njoftim.
Tutje, KEK thekson se “ekipet profesionale janë në gjendje gatishmërie dhe do të ndërmarrin menjëherë veprimet e nevojshme për vlerësimin e gjendjes teknike dhe trajtimin efikas të situatës, brenda një kohe optimale”.
Sipas KEK, për rikthimin e njësisë A4 në operim, opinioni do të njoftohet me kohë.