Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Lipjan

Gazeta10
09 September 2026 - 23:41

Edhe në Lipjan ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të platformës qytetare “Liria Ka Emër”, veteranë, aktivistë, përfaqësues politik dhe qytetarë të shumtë.

Me nisjen e “Orës së Pritjes”, Lipjani i është bashkuar qyteteve anembanë Kosovës që po përcjellin të njëjtin mesazh në prag të 16 shtatorit:

“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”, thuhet në njoftimin e platformës “Liria ka emër”.

Nga Lipjani u përcoll edhe një herë mesazhi se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.