Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrustemi: Ne si VV duam t’i shmangim zgjedhjet

Gazeta10
09 September 2026 - 21:58

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar në emisionin “Politiko” në Kanal 10 se qëllimi i VV-së është shmangia e zgjedhjeve të reja dhe gjetja e një dakordimi për zgjedhjen e presidentit.

Rrustemi tha se vendi aktualisht nuk është në një situatë ku mund të funksionojë normalisht pa institucione të plota dhe se, pa një dakordim për presidentin, vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Vendi nuk është në këtë kontekstin aktual, nuk është institucion në vetvete. Pa një dakordim për presidentin, shkojmë në zgjedhje. Do të konstituohet Kuvendi, por po them, në këtë proces që jemi, Kuvendi pa dakordim për presidentin nuk do të ekzistojë më si Kuvend, se do të shpërndahet para 60 ditëve”, tha Rrustemi.

Ai iu përgjigj edhe kritikave të opozitës se Kuvendi është dashur të konstituohet më herët.

“Na kanë akuzuar pse s’u konstitu më parë. Po të ishte konstituuar në atë afatin që pretendonte opozita, pardje ishte dashur të shpallen zgjedhjet. A e dini këtë punë?”, u shpreh Rrustemi.

Sipas tij, aktualisht ende ekziston mundësia për të arritur një marrëveshje për presidentin dhe për ta shmangur shkuarjen në zgjedhje.

“E sot kemi hala shans me gjetë një president. Domethënë, ne po pretendojmë për t’i dhënë shans procesit për ta gjetur presidentin, për t’i shmangur zgjedhjet”, deklaroi Rrustemi në “Politiko”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.