Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Debat në Politiko: Secila parti e pushtetit e ka pas partner Listën Serbe e edhe Vetvendosja, Rrustemi: Nuk barazohen

Gazeta10
09 September 2026 - 21:16

Gazetari serb Bratislav Kërstiq i ftuar në Politiko ka komentuar debatin  lidhur me bashkëpunimin politik me Listën Serbe, duke thënë se bashkëpunimi me këtë subjekt nuk ka qenë vetëm me një parti.

“E kanë pasur partner secili pushtet para Vetëvendosjes, edhe pushteti pas Vetëvendosjes”, tha Kërstiq.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili tha se pushtetet dhe partitë nuk mund të barazohen në këtë aspekt.

“Ne s’mund t’i barazojmë”, tha Rrustemi.

Kërstiq, megjithatë, iu kundërpërgjigj duke iu referuar incizimeve dhe votimeve në Kuvend.

“Qysh jo? A e keni votuar në parlament me vota të Listës Serbe atë ligj?”, tha Kërstiq, duke kërkuar që deklaratat politike të krahasohen me veprimet dhe votimet e deputetëve në Kuvend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.