Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërstiq pas debatit në Kuvend: Përgjigjja e Haxhiut ishte e dhimbshme për serbët

Gazeta10
09 September 2026 - 21:03

Pas deklaratës së deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, në Kuvendin e Kosovës, duke komentuar reagimin e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, gazetari serb Bratislav Kërstiq tha se përgjigjja e saj ishte e dhimbshme për serbët.

“E kemi dëgjuar zonjën Haxhiu. Përgjigjja e saj ishte e dhimbshme për serbët. 92 për qind janë shqiptarë, por jo populli shqiptar. Populli i Kosovës”, tha Kërstiq.

Sipas tij, në Kosovë duhet të theksohet përkatësia e përbashkët shtetërore dhe qytetare, pavarësisht përkatësisë etnike.

“Popullin e Kosovës, që do të thotë në këtë shtet edhe zoti Rrustemi, edhe Sadiku, edhe Branislavi, me të drejta të barabarta. Jemi kosovarë, të këtij shteti”, u shpreh Kërstiq.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.