Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Kalimi i Skriniar te PSG mund të dështojë

Gazeta10
20 April 2023 - 14:00

Mund të duket e pabesueshme, por kalimi i Milan Skrniar në Paris-Saint-Germain mund të dështojë.

Kjo për arsye se qendërmbrojtësi sllovak së fundi i është nënshtruar një operacioni në shpinë dhe kjo situata sipas “La Parisien” do ta vëzhgojë me kujdes këtë situatë.

Interi përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar se lojtari është peruar në shtyllën e kurrizit në “Clinique du Sport” në Merignac.

“Milan Skriniar iu nënshtrua dje një operacion endoskopik në shtyllën e mesit në “Clinique du Sport” në Merignac. Në javët në vijim do të vijojë një program rehabilitimi për mbrojtësin e Nerazzurrëve.”, thuhet në komunikatë.

Më pastaj erdhi edhe reagimi i lojtarit i cili ka bërë të ditur se operacionit i është nënshtruar me pëlqimin e Interit.

“Dua t’u dërgoj një përqafim bashkëlojtarëve të mi dhe t’i falënderoj për kualifikimin e mrekullueshëm në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe t’i siguroj të gjithë për gjendjen time pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e parë kundër Portos. Dje, në marrëveshje me Interin, iu nënshtrova një operacioni që të mund të rikthehem sa më shpejt në fushë.”, ka shkruar ai.

Interi dhe PSG kanë arritur marrëveshja për transferimin e lojtarit në Francë me kosto zero, por nënshkrimi ende nuk është vendosur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.