Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Levy: Kane natyrisht që mund të fitojë trofe me Tottenham

Gazeta10
20 April 2023 - 14:25

Kapiteni i Tottenhamit, Harry Kane ende nuk e ka shijuar trofeun e parë me Spurs, por shefi i tyre Daniel Levy ka insistuar se ai mund të fitojë trofe me klubin.

E ardhmja e Kane është e pasigurtë, me kapitenin që i skadon kontrata në vitin 2024 dhe ende palët nuk kanë arritur marrëveshje për një rinovim. Kane ende nuk ka fituar një trofe me Spurs por është bërë top golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Tottenham këtë sezon.

Levy ka insistuar se ka ende kohë që Kane të fitojë një trofe me klubin londinez dhe ai gjithashtu shtoi se dëshiron të ndërtojë një statujë për sulmuesin tek qendra stërvitore e Tottenhamit.

 “Ai natyrisht që mund të fitojë një trofe me Spurs.. Por të jesh një legjendë është gjithashtu e rëndësishme.”, tha fillimisht Levy.

“Fakti se ai është top golashënuesi i Tottenhamit, ai është duke bërë histori. Shpresoj që një ditë do të jetë një statujë e Harry Kane jashtë stadiumit tonë.” , shtoi ai.

Levy gjithashtu foli edhe për  mënyren se si Spurs ndryshuan që kur Kane u bë pjesë e tyre dhe e bëri të qartë se ai është i etur për t’i dhënë fund periudhës së gjatë pa trofe.

“Kur erdhëm fillimisht tek Tottenham, qëllimi kryesor ishte të qëndronim në Premier League. Teksa koha po kalonte, qëllimi ishtë të merrnim pjesë në Europa League e pastaj në Champions League. Natyrisht, qëllimi kryesor është të fitojmë trofe.”, theksoi Levy.

“Është e qartë se çfarë po tentojmë të bëjmë. Është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh.”, përfundoi ai.

Tottenhami do të udhëtojë këtë fundjavë në “St James’ Park” aty ku do të përballet me Newcastle.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.