
Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë vizituar sot komunën e Leposaviqit.
Siç bëri të ditur Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook, ata vizituan stacionin policor në Koshtovë dhe pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës.
“Me ministrin Sveçla vizituam Stacionin Policor në Koshtovë dhe Pikën e Kontrollit tek Ura e Bistricës. Nga afër pamë punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës. I përgëzuam për angazhimin maksimal në ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe luftimin e kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme.”, shkroi Haxhiu në Facebook.