Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Jallanoviq largohet’- Sheholli: Lista Serbe vendos nëse kandidatët tërhiqen nga gara për kryetar

Gazeta10
20 April 2023 - 18:19

Fatmir Sheholli ka paralajmëruar tërhejqen nga gara për kryetarë të veriut dy kandidatë partitë serbe në Kosovë.

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike tha në Info10 në Kanal10 se Lista Serbe vendos nëse ata kandidatët serbë të këtyre zgjedhjeve tërhiqen nga gara apo e vazhdojnë atë, shkruan Gazeta10.

“Me dashtë Lista Serbe sot merren vesh me ta, edhe tërhiqen dytë. Nëse do Radojqiq, sot e kryn këtë punë dhe ata dalin publikisht edhe e thonë. Informatatat që ne i kemi, janë të tilla.”, theksoi tutje ai.

Ai tha se edhe pjesëmarrja e serbëve të veriut të dielën e kësaj jave do të jetë shumë e vogël.

“Ne në veri nuk do të kemi asnjë serb kryetar komune. Do të kemi një për qindje shumë të vogël të daljes së tyre në zgjedhje. Dhe kjo e bënë demokracion shumë të diskutueshme në ditët në vazhdim.”, tha Sheholli.

Ai shtoi se në aspektin legal Kosova duhet t’i mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut, por që ato do të dështojnë nga mospjesëmarrja e serbëe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.