Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shoqata e Prokurorëve: Reagimet ndaj Blerim Isufajt përçojnë mesazhe tendencioze

Gazeta10
20 April 2023 - 19:06

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës i ka quajtur tendencioze deklaratat e fundit të deputetëve, zyrtarëve të lartë të Qeverisë dhe personave të tjerë publikë lidhur me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj dhe ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Në njoftimin e shoqatës thuhet se deklarata kanë për qëllim që të përçojnë mesazhe tendencioze politike dhe bëhen për nevoja të agjendave të caktuara publike.

“Me ç’rast shërbehen me fakte të pabazuara dhe përdorin një gjuhë denigruese kundër personaliteteve dhe bartësve të institucioneve prokuroriale dhe si të tilla janë në kundërshtim të plotë me misionin dhe rolin që ka Prokurori i Shtetit. Shoqata e Prokurorëve të Kosovës thekson se sulmet e fundit nga pushteti dhe palë të tjera në kuadër të mediumeve të vendit ndaj përfaqësuesve të sistemit prokurorial janë tendencioze dhe qëllimkëqija dhe nuk kanë se si të quhen ndryshe përveçse tentime për ndikime të dëmshme, sjellje të papranueshme dhe të rrezikshme, që përpiqen të ndikojnë në cenimin e pavarësisë së Prokurorit të Shtetit kur dihet saktë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet nuk e durojnë një sjellje të tillë dhe veprim kundër vlerave që i kërkon sundimi i ligjit.”, thuhet në reagimin e Shoqatës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.