Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PDK njofton me shkrim për pezullimin e kandidaturës së Çitakut derisa të deklarohet Kushtetuesja

Gazeta10
13 September 2026 - 10:19

Partia Demokratike e Kosovës e ka tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri ia ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke e njoftuar për “tërheqjen e përkohshme të kandidaturës së znj. Vlora Çitaku për pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

“Ky vendim nuk është një veprim i zakonshëm politik dhe as refuzim i përgjegjësisë sonë institucionale. Përkundrazi, ai është pasojë e drejtpërdrejtë e shkeljeve të vazhdueshme, të përsëritura dhe tashmë të pajustifikueshme të afateve dhe detyrimeve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.