Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani uron Bajramin: Le të shërbejë kjo ditë feste për t’u afruar me njëri-tjetrin

Gazeta10
21 April 2023 - 8:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar festën e Fitër Bajramit, duke bërë thirrje që kjo festë të shërbejë për t`u afruar me njëri-tjetrin.

Osmani ka uruar që Bajrami të kalojë në atmosferë  dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.

“Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë  dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi. Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza”.

“Le të shërbejë kjo ditë feste për t`u afruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë. U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja! Me fat Fitër Bajramin”, thuhet tutjë në urimin e Osmanit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.