
Festa e Fitër Bajramit ka bashkuar qytetarë nga besimet e ndryshme në fshatin Ratish të Deçanit, raporton Gazeta10.
Përmes një lidhje direkte nga emisioni “Mëngjesi me Arben Ahmetin” me gazetaren Saranda Alshiqi raportohet se banorët pamvarëshisht besimeve të tyre, ata për festën e Bajramit kanë vendosur të shkojnë dhe të vizitojnë një familje nga besimi musliman.
Vizita për festën e Bajramit është bërë në shtëpinë e kryetarit të fshtatit Ratish.
E kryetari i fshatit tregon se banorët e këtij nga besimet e ndryshme vizitojnë njëri – tjetrin për festat e ndryshme.
“Në gjithherë i festojnë bashkë si festat e muslimanëve ashtu edhe të krishterëve, andaj prej kur egziston ky fshat ne raportet i kemi të mira”, tha kryeplaku i fshatit.
Ai gjithashtu tregon edhe për dashurinë dhe mirësinë që kanë në mes të vete banorët e këtij fshati.
“Në jemi të gjithë vllazen pamvarësisht besimit katolik apo besimit musliman, andaj kjo nuk na ka prish punë po vetëm na ka forcu”, tha ai./Gazeta10