Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Daçiq u “ankohet” studentëve të Parisit për Kosovën: Po bëjnë veprime të njëanshme

Gazeta10
21 April 2023 - 23:48

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq raportohet se ka folur para disa studentëve të Parisit ku mes tjerash e ka përmendur edhe shtetin e Kosovës.

Mediumi “Kosovo-Online” raporton se Daçiq ka deklaruar se ka një trend të rritjes së “lëvizjeve të njëanshme” nga ana e Kosovës. Ai mes tjerash, ka thënë disa fjalë edhe për dialogun mes dy vendeve.

“Fatkeqësisht, pavarësisht disa përparimeve në dialog, kemi qenë dëshmitarë të një trendi të rritjes së lëvizjeve të njëanshme nga ana e Prishtinës, tensione të ngritura dhe një atmosferë mosbesimi…” – raportohet se ka deklaruar ai.

Po ashtu, mediumi në fjalë shkruan se Daçiq ka deklaruar që “Serbia është gati që bashkë me partnerët evropianë të punojë në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe është çështje kyçe në këtë proces”.

Vlen të theksohet se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen bazë më 27 shkurt në Bruksel, ndërkaq më 18 mars janë pajtuar për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshje.

Kurti dhe Vuçiq pritet që më 2 maj të takohen në Bruksel sërish, ku sipas të gjitha gjasave, do të merren vesh për deklaratën për të pagjeturit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.