
Në një intervistë të dhënë për Kanal10, anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi i cili ka thënë se procesi zgjedhor ka shkuar deri më tani shumë mirë pa hasur në ndonjë problem, shkruan Gazeta10.
Ai ka thënë se janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.
“Në jemi në bashkëpunim të rregullt me Policinë e Kosovës dhe nuk kemi ndonjë informatë që deri më tani ka pasur ndonjë incident që vlen të përmendet”./Gazeta10