Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Voton kandidati i VV-së për Mitrovicën e veriut, i bindur se ditë të mira po vijnë për këtë komunë

Gazeta10
23 April 2023 - 10:46

Në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve ka votuar kandidati i LVV-së për kryetar, Erden Atiq.

Atiq u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese. Sipas tij, për Mitrovicën veriore po vijnë ditë të mira.

“Unë sapo e kryejta obligimin qytetar, shpreh mundësinë që përmes juve me ju bo ftesë të gjithë qytetarëve të Mitrovicës veriore me dalë me votuar në numër sa më të madh me përkrahë kandidatin që ata mendojnë që është më i miri. Jam mëse i bindur që për Mitrovicën po vijnë ditë të mira, kanë përfunduar ditë kur komuna veriore e Mitrovicës është përmendur vetëm për konotacion të keq”, tha ai.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.