Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lista Serbe sërish bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve në veri

Gazeta10
23 April 2023 - 12:17

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, sërish sot u ka bërë thirrje serbëve në veri të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe.

“Për shkak të çdo serbi të arrestuar padrejtësisht, për çdo gënjeshtër të thënë nga Kurti, për çdo plumb të gjuajtur ndaj fëmijëve serbë, për shkak të represionit të përditshëm që pëson populli serb, për shkak të keqtrajtimit të vazhdueshëm të serbëve nga njësitë speciale në veri, për shkak të frikës mes serbëve që mbjell politika e Kurtit, për çdo vend të shenjtë të përdhosur serb dhe çdo monument të shkatërruar, për shkak të moszbatimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara! Bojkot të zgjedhjeve jolegjitime dhe ilegale”, ka shkruar Rakiq, njofton Tanjug.

Lista Serbe vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.