Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miftaraj tha se pezullimi i pagave nga ana e shtetit është cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve

Gazeta10
25 Gusht 2022 - 13:17

Juristi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me pezullimin e pagave nga ana e shtetit ndaj punëtorëve që hyjnë në grevë, raporton Gazeta10.

​Miftaraj këtë reagim e ka bërë pasi është publikuar një dokument nga Ministria e Financave që planifikon t’ua ndalë pagat punëtorëve grevistë

E kjo sipas tij është cenim i rëndë i të drejtave të punëtorëve, dhe duhet të merren masa të menjëhershme ndaj kujdo që ka filluar këtë iniciativë.

Rikujtojmë se, Sektori publik në Kosovë nga sot ka nisur grevën e përgjithshme, pasi që sindikalistët nuk kanë arritur të bien dakord me Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së tyre për mbështetje prej 100 eurove./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.