
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur para pak orësh në Komoran, shkruan Gazeta10.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Baki Kelani, në këtë aksident janë lënduar dy persona, përderisa kanë qenë të përfshira tre automjete, prej tyre një kamionë dhe dy vetura.
“Prishtinë, 24 prill 2023 Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime.”, tha Kelani për Gazeta10.
Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin./Gazeta10